Aktualitet

Kriza e emigrantëve/ Ministri britanik: 'Hotel Britania' duhet të marrë fund, jemi bujarë por jo naivë. Mos abuzoni

Janrick është shprehur se akomodimi i emigrantëve në hotele me 5 yje duhet të marrë fund pasi sipas tij Britania është bujare por jo naive dhe se nuk duhet abuzuar me bujarinë që ata ofrojnë. Ai tha se duhet të ndërtohen qendra pritjeje për emigrantët të thjeshta duke shfrytëzuar paqet apo godinat jo funksionale studentore.

13 Nëntor 2022, 15:35 Nga e.k
Kriza e emigrantëve/ Ministri britanik: 'Hotel Britania' duhet
Robert Jenrick

BRITANI- Fenomieni i emgrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet britanike përmes gomoneve të vogla duke kaluar kanalin e 'La Manshit' apo dhe në mënyra të tjera të jashtëligjshme është kthyer në një problem shqetësues për qeverinë britanike dhe komunitetet lokale. Kështu pas deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka qenë radha e ministrit britanik të emigracionit Rober Janrick për të reaguar. 

Janrick është shprehur se akomodimi i emigrantëve në hotele me 5 yje duhet të marrë fund pasi sipas tij Britania është bujare por jo naive dhe se nuk duhet abuzuar me bujarinë që ata ofrojnë. Ai tha se duhet të ndërtohen qendra pritjeje për emigrantët të thjeshta duke shfrytëzuar paqet apo godinat jo funksionale studentore.

"Hotel Britania duhet të përfundojë dhe të zëvendësohet me akomodim të thjeshtë funksional që nuk krijon një faktor shtesë tërheqës" tha ai.

Reagimet e tij vijnë në një kohë që numri i emigrantëve të paligshëm që kanë  mbërritur në Britani ka kaluar 40 mijë dhe numri sa vjen e rritet duke shënuar kështu dhe një shifer rekord deri në fund të këtij muaji. Ai tha se skema e prezatuar nga Braverman duhet rishikuar.

"Duhet të ketë një koordinim më të madh midis agjencive tona respektive të sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Ne mund të çmontojmë bandat e liga kriminale që organizojnë këto kalime dhe të sjellim rend më të madh si në brigjet tona ashtu edhe në Francën veriore," shtoi ai.

Ditën e djeshme qindra shqiptarë u mblodhën në Urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westminsterit duke i kërkuar qeverisë t'i respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke thënë se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë.

rober janrick britania e madhe

Sondazh

Poll