Aktualitet

Ndiqet dhe dhunohet me sende të forta pranë banesës Adriatik Doçi, gazetari denoncon në polici

Gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore.

13 Nëntor 2022, 12:47 Nga A.B
Ndiqet dhe dhunohet me sende të forta pranë banesës Adriatik
Ardiatik Doçi

TIRANË- Dhunohet gazetari investigativ, Adriatik Doçi. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, teksa Doçi ishte duke u futur në banesën e tij në Tiranë. 'Reportv' raporton se disa persona të panjohur e kanë ndjekur e më pas e kanë goditur gazetarin investigativ me sende të forta. Gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Ka qënë vetë gazetari ai i cili ka kryer denoncimin në polici për rastin. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje për këtë ngjarje.

dhunohet adriatik doci adriatik doci

Sondazh

Poll