Bota

FOTO/ Veriu i Mitrovicës mbushet me grafite: Nga 21 nëntori rezistoni të gjithë

Nga 21 nëntori të gjithë shoferët që vozisin me targa ilegale do të gjobiten me nga 150 euro.

13 Nëntor 2022, 12:43 Nga I.A
FOTO/ Veriu i Mitrovicës mbushet me grafite: Nga 21 nëntori rezistoni
Grafiti

KOSOVË- Veriu i Mitrovicës sot është zgjuar me disa mesazhe ku bëhet thirrje për rezistencë pas 21 nëntorit, kur edhe nis shqiptimi i gjobave për shoferët që vozisin veturat me targa ilegale. Në Mitrovicën e Veriut janë vendosur disa grafite në lidhje me këtë datë.

“Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, shkruan një grafit.

FOTO/ Veriu i Mitrovicës mbushet me grafite: Nga 21 nëntori rezistoni
Grafiti

Hera e fundit që ishte vendosur një grafit nga “Brigada Veriore” ishte në fund të gushtit.

 “Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore” dhe “NATO shko në shtëpi. Kjo është Serbi. Brigada e Veriut porritet dita-ditës”.

Nga 21 nëntori të gjithë shoferët që vozisin me targa ilegale do të gjobiten me nga 150 euro. Për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll