Bota

Tensionet në veri, ministri Sveçla për La Republicca: Rusia ka sjellë grupin e mercenarëve 'Wagner'

Por prej një viti, një periudhë që përkon, jo çuditërisht, me rindezjen e tensionit mes komunitetit serb dhe shqiptar, shtigjet e gjurmuara nga kontrabandistët janë shkelur rëndë nga spiunët rusë.

13 Nëntor 2022, 13:44 Nga I.A
Tensionet në veri, ministri Sveçla për La Republicca: Rusia ka
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Kufiri Serbo-Kosovar është i frekuentuar dobët. Përgjatë 351 kilometrave të kodrave dhe pyjeve që Beogradi i konsideron thjesht një vijë administrative të brendshme por përkundrazi kufiri verior i Republikës së pavarur të Kosovës, kanë kaluar gjithmonë ata që nuk duhet të kalojnë. Kriminelë, shumë. Trafikantë, me siguri. Por prej një viti, një periudhë që përkon, jo çuditërisht, me rindezjen e tensionit mes komunitetit serb dhe shqiptar, shtigjet e gjurmuara nga kontrabandistët janë shkelur rëndë nga spiunët rusë.

Rusia e Putinit do të frynte në flakët e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Një ankesë e mbërritur nga kryeministri Albin Kurti është konfirmuar nga disa raporte të inteligjencës perëndimore. Në kufirin Serbo-Kosovar zbulohet prania e mercenarëve të Grupit ëagner, milicia paraushtarake në pagesën e Kremlinit. Sipas ministrit, Kremlini po tenton të depërtojë në zemër të Evropës duke përdorur si urë lidhëse Serbinë, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të armatosur të ish-Jugosllavisë.

"Ne kemi prova se gjatë protestës së serbëve kundër targave kosovare ka pasur elementë rusë në vend. Kremlini nuk dërgon ushtarë këtu për të nxitur pakënaqësi dhe për të depërtuar në demonstrata. Ai vetëm duhet të dërgojë 'instruktorët' dhe 007-at". Qëllimi i tij do të ishte të përdorte Serbinë si një urë në zemër të Evropës, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të mirë të armatosur të ish-Jugosllavisë," tha Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për La Repubblica.

ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat.  Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

xhelal sveçla tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll