Bota

Eksperti Bugajski: Të mos shtyhet njohja reciproke, Vuçiç do ta destabilizojë rajonin

Ai i tha ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, presidenti serb Aleksandar Vuçiç aq më shumë do ta destabilizojë rajonin.

13 Nëntor 2022, 13:59 Nga I.A
Eksperti Bugajski: Të mos shtyhet njohja reciproke, Vuçiç do
Janusz Bugajski

KOSOVË- Eksperti për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane (CEPA) në Washington Janusz Bugajski kërkon që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos e shtyjnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i tha ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, presidenti serb Aleksandar Vuçiç aq më shumë do ta destabilizojë rajonin.  Këtë koment, Bugajski e bëri pasi ambasadori Rohde shkroi se është absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa.

Postimi i Plotë:

Ne e pamë se ku çuan thirrjet për “de-përshkallëzim” me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe SHBA-ja në shtyrjen e njohjes reciproke Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiq do ta destabilizojë rajonin. Nevojitet urgjentisht vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit! Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta.

aleksandar vuçiç janusz bugajski jorn rohde

Sondazh

Poll