Aktualitet

Sot moti i paqëndrueshëm, temperatura 23°C dhe vranësira e reshje shiu

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore dhe Juglindore.

13 Nëntor 2022, 08:02 Nga I.A
Sot moti i paqëndrueshëm, temperatura 23°C dhe vranësira e
Foto Ilustruese

TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira. Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 1-8m/sek, nga verilindja –veriperëndimi duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll