Aktualitet

Fermeri në protestë: Tatimet më vunë 45 mln lekë gjobë, doja të vrisja veten

Fermeri u shpreh se jetën e dytë e ka nga bashkëshortja e djali i tij që e kanë shptuar nga vdekja. 

12 Nëntor 2022, 17:30 Nga F.M
Fermeri në protestë: Tatimet më vunë 45 mln lekë
Fermeri

TIRANË- Një fermer ka rrëfyer dramën e jetës së tij. Në fjalën e mbajtur para protestuesve në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', ai tha se tatimet e kanë gjobitur me 45 milionë euro dhe se ka tentuar të vrasë veten. Fermeri u shpreh se jetën e dytë e ka nga bashkëshortja e djali i tij që e kanë shptuar nga vdekja. 

Fjala e fermerit: 

Babai im u kthye nga Mali i Zi 100 vjet përpara, e përzunë dhe erdhi këtu. Unë jam sipërmarrës dhe në vitin 1995 erdha nga Shqipëria, sot po kërkon që të na përzërë edhe ne. Unë sot marr vetëm 600 litra qumësht, ferma është qumështi pluhur nga Serbia, 6 ton në ditë vijnë nga Serbia. Duhet të punojnë fermat tona, gjërat tona. Mu dha rasti t'i them Edi Ramës, unë sot do të isha në botën tjetër, sepse tatime më vunë 45 milion ëlekë gjobë dhe doja t'i jepja fund jetës. Jetën e kam nga gruaja dhe nga djali. Biznesi kërkon shina, nuk ka shina të ecë lokomotiva, nuk ecën dot, nuk zhvillohet biznesi në pallatet 15-katëshe, ata kanë vetëm banka poshtë që merren me qira. Duhet të zhvillohet biznesi në Shqipëri, gjithçka duhet të ndryshojë me popullin përpara. Nuk duhet të ecë kapitalizmi, gjithçka duhet të ndryshojë, fitore, fitore. 

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll