Aktualitet

Rrëzimi i ashensorit në Tiranë, Policia arreston teknikun: Nuk kishte lëshuar certifikatë sigurie

26 Shkurt 2019, 08:32 Nga DOSJA
Rrëzimi i ashensorit në Tiranë, Policia arreston teknikun: Nuk

TIRANË- Një ditë pas rrëzimit të një ashensori në lagjen “Don Bosko” në Tiranë, Policia njofton se ka rënë në pranga tekniku i ashensorit.

Sipas Policisë ky teknik dy muaj më parë kishte raportuar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatësie sigurie.

 “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u rrëzua ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin: A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)

Ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal”

Ditën e djeshme në një pallat në lagjen “Don Bosko” u rrëzua një ashensor dhe si pasojë mbeti e plagosur një e re (Lexo këtu). Policia bëri me dije se 24-vjeçarja kishte marrë disa plagë dhe u dërgua në spital.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tekniku lagjia don bosko tirane nuk kishte certifikate sigurie rrezimi i ashensorit arrestohet tekniku lagjia don bosko tirane nuk kishte certifikate sigurie rrezimi i ashensorit

Sondazh

Poll