Aktualitet

Fier/ E reja dhunohet dhe përndiqet nga një 48- vjeçar, 3 të tjerë vjedhin qytetarin duke e mashtruar

Të arrestuarit do të përballen me akuzën për këto vepra penale. 

12 Nëntor 2022, 12:03 Nga a.l
Fier/ E reja dhunohet dhe përndiqet nga një 48- vjeçar, 3
foto ilustruese

FIER- Tre të rinj të moshave 20, 21 dhe 23 vjeç janë vënë në prangat e policisë në Fier pasi i kanë vjedhur një qytetari një shumë parash me anë të mashtrimit. Poashtu policia e Fierit njofton se ka arrestuar edhe një 48- vjeçar të identifikuar me iniciale V. H., pasi dyshohet se ka dhunuar dhe përndjekur një 34- vjeçare. 

Të arrestuarit do të përballen me akuzën për këto vepra penale. 

Njoftimi i policisë:

DVP Fier / Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasit G. M., 20 vjeç, F. Z., 23 vjeç dhe F. Y., 21 vjeç, të tre banues në Mallakastër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me anë të mashtrimit, një shumë parash, një shtetasi tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. H., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur një 34-vjeçare, në qytetin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

perndiqet e reja ne fier arrestohen 4 persona ne fier

Sondazh

Poll