Art&Argëtim

Chris Rock do të bëhet komediani i parë që do të performojë ‘live’ në Netflix

Shfaqja e komedianit do të shënojë paraqitjen e parë të gjigantit Netflix në arenën e transmetimit të drejtpërdrejtë, duke hapur kështu rrugën edhe për shumë programe të tjera të të njëjtin format. 

12 Nëntor 2022, 08:33 Nga e.k
Chris Rock do të bëhet komediani i parë që do të
Chris Rock

SHBA- Chris Rock do të jetë komediani i parë që do të performojë një speciale ‘live’ në Netflix. Shfaqja e komedianit do të shënojë paraqitjen e parë të gjigantit Netflix në arenën e transmetimit të drejtpërdrejtë, duke hapur kështu rrugën edhe për shumë programe të tjera të të njëjtin format. 

“Chris Rock është një nga zërat komik më ikonë dhe më të rëndësishëm të brezit tonë.Ne jemi të emocionuar që e gjithë bota do të jetë në gjendje të përjetojë një ngjarje komedi të drejtpërdrejtë të Chris Rock dhe të jetë pjesë e historisë së Netflix. Ky do të jetë një moment i paharrueshëm dhe ne jemi kaq të nderuar që Chris po mban këtë pishtar”, tha në një deklaratë Robbie Praw, zëvendëspresident i Netflix për formatet ‘stand-up’ dhe komedi.

Ky do të jetë ‘stand-up’ special i dytë i Rock-ut në Netflix. E para e tij, “Chris Rock: Tamborine”, debutoi në shkurt 2018. 

chris rock

Sondazh

Poll