Art&Argëtim

Ëndrra i realizohet në moshën 83-vjeçare! Terence Hill merr pasaportën gjermane

Nëna e Hillit, Hilde, lindi në Gjermani dhe babai i tij, Girolamo, ishte italian. 

11 Nëntor 2022, 21:06 Nga k.m.
Ëndrra i realizohet në moshën 83-vjeçare! Terence Hill
Terence Hill

GJERMANI- Ëndrra i është bërë realitet! Aktori Terence Hill ka marrë më në fund nënshtetësinë dhe pasaportën gjermane, duke realizuar një ëndërr që e ka pasur prej kohësh.

“Nëna ime e mrekullueshme dhe gjuha amtare kanë pasur gjithmonë ndikim tek unë. Jam i lumtur që tani e kam këtë pasaportë”,- tha 83-vjeçari për BILD. Nëna e Hillit, Hilde, lindi në Gjermani dhe babai i tij, Girolamo, ishte italian. 

Aktori, i cili ende flet rrjedhshëm gjermanisht sot, u bë i njohur nga mimika e tij me parodi perëndimore si "Four Fists for a Hallelujah" së bashku partnerin e tij italian Bud Spencer. Terence Hill u bë i famshëm në Gjermani në vitet 1970. Miliona njerëz i panë të dy me entuziazëm duke i kthyer në më të shikuarit e kohës.

terence hill

Sondazh

Poll