Art&Argëtim

Emily Blunt dëshiron rikthimin e "Djalli vesh Prada"

Aktorja thotë se është po aq e emocionuar për mundësinë se mund të jetë sërish në të njëjtin set me Meryl Streep, Anne Hathaway dhe Stanley Tucci.

11 Nëntor 2022, 22:27 Nga k.m.
Emily Blunt dëshiron rikthimin e "Djalli vesh Prada"
Emily Blunt

SHBA- Emily Blunt ka folur për ripërsëritjen e rolit të saj në filmin hit "The Devil Wears Prada". 16 vjet pas premierës së filmit, aktorja thotë se është po aq e emocionuar për mundësinë se mund të jetë sërish në të njëjtin set me Meryl Streep, Anne Hathaway dhe Stanley Tucci.

Duke folur në 'The View', Emily Blunt tha: Do ta bëja në një sekondë, vetëm për të luajtur me të gjithë kastin përsëri. Ishte një përvojë kaq argëtuese. Emocionuese.

Mirëpo, sado që dëshiron t'i rikthehet rolit të saj, Anne Hathaway është shprehur në një intervistë të fundit se nuk do t'i thoshte "po" një vazhdimi të filmit në fjalë.

“As nuk e di nëse mund të ketë një vazhdim. Mendoj se ky film është për një epokë tjetër. Gjërat janë shumë ndryshe,”- tha ajo, ndërsa shtoi se as koncepti i filmit nuk i përshtatet epokës moderne, pasi revistat e sotme funksionojnë krejtësisht ndryshe.

emily blunt

Sondazh

Poll