Art&Argëtim

Sylvester Stallone vjen me një reality show familjar: Njerëzit do të tronditen

Shfaqja pritet të ketë premierë në Paramount+, por data e publikimit ende nuk është bërë e ditur.  Shfaqja e ardhshme do t'u japë shikuesve një vështrim të fshehtë në jetën e tij si në aspektin profesional ashtu dhe për jetën personale dhe divorcin me bashkëshorten, me të cilin kishte 25 vite martesë.

11 Nëntor 2022, 16:28 Nga e.k
Sylvester Stallone vjen me një reality show familjar: Njerëzit do
Sylvester Stallone me familjen

SHBA- Aktori i njohur hollivudian, Sylvester Stallone mori pjesë pak ditë më parë në premierën e debutimit të tij televiziv, premierën e serialit “Tulsa King”, me ish- gruan e tij Jennifer dhe vajzat Sistine dhe Sofia. Me atë rast ai ka folur për reality show-n e tij familjar, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. Vajzat e tij dhe bashkëshortja, nga e cila për pak u divorcua, pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e këtij projekti.

“Kjo do t’i trondisë vërtet njerëzit", tha aktori dhe zbuloi se do t’i kujtojë të gjithëve një film të vërtetë familjar. Stallone theksoi se nuk ishte shumë i interesuar të portretizonte jetën e tij në këtë mënyrë, por se ndryshoi mendje shumë shpejt, sepse beson se është sërish në kulmin e famës.

Shfaqja pritet të ketë premierë në Paramount+, por data e publikimit ende nuk është bërë e ditur.  Shfaqja e ardhshme do t'u japë shikuesve një vështrim të fshehtë në jetën e tij si në aspektin profesional ashtu dhe për jetën personale dhe divorcin me bashkëshorten, me të cilin kishte 25 vite martesë.

sylvester stallone

Sondazh

Poll