Art&Argëtim

Jennifer Lopez nuk gjen qetësi me dadot, kjo është arsyeja që ato largohen "sa hap e mbyll sytë"

Këngëtarja e “Let's Get Loud” ka folur më herët për keqkuptimet që ka pasur sa i përket mëmësisë, sidomos për orarin e ngjeshur.

11 Nëntor 2022, 17:35 Nga a.l
Jennifer Lopez nuk gjen qetësi me dadot, kjo është arsyeja
JLo

SHBA- Dy binjakët Emme Maribel Muniz dhe Maximilian David Muniz, të Jennifer Lopez dhe Marc Anthony tashmë nuk janë më fëmijë, por ylli i popit kërkon sërish të punësojë dado që të kujdeset për ta kur ajo është e angazhuar me projektet muzikore. Këngëtarja e “Let's Get Loud” ka folur më herët për keqkuptimet që ka pasur sa i përket mëmësisë, sidomos për orarin e ngjeshur.

Nuk mund ta imagjinosh se si është të jesh nënë derisa të bëhesh nënë. Unë u jepja këshilla miqve të mi që kanë fëmijë gjatë gjithë kohës dhe ata më shikonin sikur të kisha tre koka,”- tha Lopez.

Orari i ngjeshur i Lopez, për të cilin ajo thotë se nuk i takon dot fëmijët e saj, ishte një faktor në punësimin e një dadoje , megjithatë, nuk funksionoi. Aktorja e "The wedding Planner" mbeti në përpjekje për të gjetur një zëvendësues pasi dadoja e saj u largua një javë pasi u punësua, kjo për shkak se asaj i ishte kërkuar të qëndronte me orar të zgjatur në punë. Nuk kaloi shumë kohë kur Lopez punësoi dadon e dytë, por edhe këtë herë pa rezultat pasi ajo u largua po aq shpejt sa e para, shkruan yourtango.com.

Lopez kurrë nuk i zbuluar arsyet se pse dadot e tyre largohen brenda disa ditësh deri në një javë pas punësimit. Ajo ka treguar sesi ndikon karrierja e saj në jetën e fëmijëve. Në mars 2017, ndërsa ishte në "The Real", Lopez tregoi se dy fëmijët e saj kërkojnë që ata të kalojnë më shumë kohë si familje, pasi ylli i popit është më shumë seç duhet e ngarkuar me punë./ Dosja.al

jennifer lopez

Sondazh

Poll