Art&Argëtim

Deklarata e fortë e Aaron Carter/ Para se të gjendej i vdekur, zbuloi se kishte bërë seks me Hilary Duff kur ajo ishte 13 vjeç

Këngëtari, në kujtimet e tij, të cilat do të publikohen javën e ardhshme, kishte theksuar se ishte partnerja e parë romantike e tij ishte Hilary Duff, gjë që shkaktoi reagimin e aktores dhe këngëtares amerikane.

11 Nëntor 2022, 19:31 Nga k.m.
Deklarata e fortë e Aaron Carter/ Para se të gjendej i vdekur, zbuloi
 Aaron Carter dhe Hilary Duff

SHBA- Aaron Carter u gjet i mbytur në vaskën e shtëpisë së tij dhe shkaqet e vdekjes së tij tragjike janë nën hetim. Këngëtari, në kujtimet e tij, të cilat do të publikohen javën e ardhshme, kishte theksuar se ishte partnerja e parë romantike e tij ishte Hilary Duff, gjë që shkaktoi reagimin e aktores dhe këngëtares amerikane.

“Unë dhe Hilary humbëm virgjërinë me njëri-tjetrin në një hotel… në Los Anxhelos. Mendoj se ishte ditëlindja e saj, ndoshta e 13-ta, por nuk më kujtohet. Miqtë e saj erdhën brenda dhe ne thjesht u bërtitëm që të largoheshin,”- thuhet në citimin e diskutueshëm.

Duff, megjithatë, nga ana e saj nuk i konfirmoi pretendimet e Carter dhe një përfaqësues i saj tha: Ne kurrë nuk do të komentojmë jetën personale të Duff.

Ish-çifti ndau për herë të parë një puthje në ekranin e vogël për serialin 'Lizzie McGuire' në vitin 2001. Por i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2003, për shkak të tradhtisë së këngëtarit, i cili u nda nga jeta në rrethana të pazbardhura.

 aaron carter hilary duff

Sondazh

Poll