Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 22 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

11 Nëntor 2022, 20:12 Nga k.m.
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 22 qytetarë të infektuar,
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije detaje lidhur me situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit. Janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Edhe sot, për fatin e mirë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga pandemia e koronavirusit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki: 12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 1 në Gjirokastër. Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,220 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 513

Testime totale 2,002,136
Raste pozitive 331,998
Raste të shëruara 328,220
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136
Vlorë 19
Fier 9
Gjirokastër 6
Berat 3
Durrës 5

Elbasan 2
Shkodër 1
Lezhë. 1
Korçë. 1
Dibër. 1

ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll