Aktualitet

"Po e fsheh Policia"/ DENONCIMI: Grabitet me armë zjarri pika e transfertave të parave në Divjakë

Saimir Korreshi pretendon se 3 persona e kanë bërë grabitjen me armë zjarri, por shton se Policia e ka mbajtur gjithë ngjarjen e fshehtë.

11 Nëntor 2022, 18:04 Nga k.m.
"Po e fsheh Policia"/ DENONCIMI: Grabitet me armë zjarri pika e
Foto ilustruese

LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lushnjes, Saimir Korreshi ka denoncuar sot një vjedhje me armë në një pikë këmbimi valutor. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Korreshi pretendon se 3 persona e kanë bërë grabitjen me armë zjarri, por shton se Policia e ka mbajtur gjithë ngjarjen e fshehtë.

“Divjaka në gjendje lufte vetëm se kësaj radhe nuk bëhet me lajm edhe pse ky i dyti është më i frikshëm. Në qëndër të Divjakës, sot në orën 15:40 është vjedhur me armë nga 3 persona të maskuar. Në ato momente Policia ka qenë në drejtim të paditur dhe pikërisht në drejtim të paditur ikën dhe autorët. Shteti në kaos, këto janë pasojat e fukarallëkut dhe të shtetit të shpartalluar,”- shkruan Korreshi.

Po sot, në Divjakë u plagos edhe kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, nga një ish-punonjës i administratës. Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasuar me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë. Tani të dy janë në spitalin e Traumës në Tiranë, por shoferi është më rëndë.

saimir korreshi grabitje ne divjake divjake

Sondazh

Poll