Aktualitet

Vranë 31-vjeçarin shqiptar nga Gramshi për t’i marrë 12 mijë eurot, 3 të akuzuarit dalin para gjykatës në Greqi

Siç rezultoi nga hetimet e Policisë, viktima kishte mbërritur në Qiparisia pak ditë më parë, e mbrëmjen e së dielës, 31-vjeçari së bashku me një shqiptar 30-vjeçar, një greke 30-vjeçare dhe një tjetër 24-vjeçar po argëtoheshin në një lokal në Kyparisia.

11 Nëntor 2022, 18:47 Nga k.m.
Vranë 31-vjeçarin shqiptar nga Gramshi për t’i marrë
Pamje nga Greqia

GREQI- Tre të pandehurit të akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 31-vjeçarit shqiptar, Eni Dollani në plazhin Kartela të Greqisë, kanë dalë sot para gjykatës së Qiparisias. Ndaj të treve rëndojnë akuzat për vrasje dhe grabitje, por sot para Gjykatës ata nuk kanë folur për krimin dhe kanë përpjekur që të mohojnë akuzat ndaj tyre. 

Sipas mediave greke, duket se shuma e madhe e parave, 12 mijë euro, që kishte mbi vete 31-vjeçari shqiptar duket se ka qenë shkaku i vrasjes mizore. Siç rezultoi nga hetimet e Policisë, viktima kishte mbërritur në Qiparisia pak ditë më parë, e mbrëmjen e së dielës, 31-vjeçari së bashku me një shqiptar 30-vjeçar, një greke 30-vjeçare dhe një tjetër 24-vjeçar po argëtoheshin në një lokal në Kyparisia. Kur morën vesh se ai kishte shuëm para me vete dhe dolën bashkë me të dhe e hipën në makinë. 

Tre autorët e dyshuar e kanë joshur 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë rrahur dhunshëm me send metalik në kokë dhe në trup për t'i marrë paratë më pas e kanë varrosur në rërë për të mbuluar gjurmët. Ata u arrestuan në afërsi të Zevgolatio-s dhe iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat iu konfiskuan si pjesë e 12000 eurove që dyshohet se posedonte viktima.

Urdhri i arrestit është lëshuar mesditën e djeshme për personin tjetër, i cili dyshohet se është i përfshirë në krim, 24-vjeçarin nga Valyra dhe pak orë më pas është arrestuar në banesën e tij, pas një operacioni policor nga Sigurimi i Kalamatës. Trupi i pajetë i të riut shqiptar u zbulua nga qeni i një prej qytetarëve që kishte dalë shëtitje në plazhin e Kartelas. Ata u arrestuan në afërsi të Zevgolatio-s dhe iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat iu konfiskuan si pjesë e 12000 eurove që dyshohet se posedonte viktima. Tanimë trupi i 31-vjeçarit shqiptar tashmë është sjellë në Shqipëri, ku do të bëhet edhe varrimi.

greqi

Sondazh

Poll