Aktualitet

Kapet "peshku i madh", 27-vjeçari shqiptar në prangat e policisë gjermane, drejtonte bandës e drogës

 27-vjeçari i identifikuar si Rismir Hoxha, ka rënë në sy për shkak të jetës luksoze që bënte pasi çdo javë i ndërronte makinat e shtrenjta që i parkonte përpara një blloku të rrënuar banesash.

11 Nëntor 2022, 19:49 Nga d.a.
Kapet "peshku i madh", 27-vjeçari shqiptar në prangat e
Rismir Hoxha

GJERMANI- Një 27-vjeçar shqiptar, i cilësuar si "bosi" i drogës në Neumunster të Gjermanisë, është arrestuar nga autoritetet vendore.

Sipas BILD, 27-vjeçari i identifikuar si Rismir Hoxha, ka rënë në sy për shkak të jetës luksoze që bënte pasi çdo javë i ndërronte makinat e shtrenjta që i parkonte përpara një blloku të rrënuar banesash.

“Me sa duket ishte një peshk i madh në biznesin ndërkombëtar të drogës”, -tha një nga qiradhënësit e shqiptarit.

Policia pasi ka vënë në pranga 27-vjeçarin ndërkohë që po vijon hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e tjerë të rrjetit.

 

rismir hoxha arrestohet shqiptari ne gjermani policia gjermane

Sondazh

Poll