Aktualitet

Grabitja në Divjakë/ Pas denoncimit, Policia jep detaje për ngjarjen: Një person me armë mori paratë dhe u largua

Në njoftimin zyrtar thuhet se nuk bëhet fjalë për tre, por vetëm një person ka marrë paratë dhe është larguar me shpejtësi.

11 Nëntor 2022, 18:56 Nga k.m.
Grabitja në Divjakë/ Pas denoncimit, Policia jep detaje për
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacione në lidhje me grabitjen e ndodhur në Divjakë, duke konfirmuar denoncimin e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi. Në njoftimin zyrtar thuhet se nuk bëhet fjalë për tre, por vetëm një person ka marrë paratë dhe është larguar me shpejtësi. Aktualisht po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

policia e shtetit grabitja ne divjake

Sondazh

Poll