Aktualitet

Protesta e opozitës, Rama merr MASA, izolohen me pllaka metalike dyert kryesore të kryeministrisë

Dyert kryesore të kryeministrisë janë izoluar me pllaka metalike, kjo për të shmangur dëmet nëse ndodh ndonjë situatë e paparashikuara.

11 Nëntor 2022, 20:10 Nga A.B
Protesta e opozitës, Rama merr MASA, izolohen me pllaka metalike dyert
Kryeministria

TIRANË- Një ditë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, kryeministria ka nisur marrjen e masave për ruajtjen e godinës. Dyert kryesore të kryeministrisë janë izoluar me pllaka metalike, kjo për të shmangur dëmet nëse ndodh ndonjë situatë e paparashikuara.

Protesta është parashikuar të mbahet ditën e nesërme në orën 16:00, ku qytetarët pritet të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e më pas të stacionohen përpara zyrës së shefit të qeverisë. Policia e shtetit po ashtu ka marrë masa. Nesër do të bllokohen disa segmente rrugore në kryeqytet nga ora 15:00 deri në mbyllje të tubimit. Në njoftimin zyrtar thuhet se do të bllokohen: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Partia Demokratike do të mbajë nesër një protestë kombëtare. Protesta pritet të nisë në orën 16:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjasë.

protesta 12 nentor 2022

Sondazh

Poll