Aktualitet

‘Do të arrestohet Vangjush Dako’/ Prokuroria reagon pas deklaratës së Bashës: Vazhdojnë hetimet

25 Shkurt 2019, 22:00 Nga DOSJA
‘Do të arrestohet Vangjush Dako’/ Prokuroria reagon pas

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme reagoi gjatë emisionit “Opinion”, pas deklaratë së kreut të PD-së, Lulzim Basha se po përgatitej arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. (Lexo këtu)

Në reagimin e saj Prokuroria e Përgjithshme u shpreh se hetimet lidhur me “Dosjen 339” ende vazhdojnë.

 “Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale” – thuhet në reagimin e prokurorisë.

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i vangjush dakos dosja 339 lulzim basha prokuroria e pergjithshme arrestimi i vangjush dakos dosja 339 lulzim basha prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll