Aktualitet

4 thika në shpatull e 5 në bark, Kokoneshi e shoferi i tij nisen me urgjencë drejt Tiranës, janë në gjendje të rëndë

Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull, ndërsa shoferi i tij është plagosur 5 herë me thikë në bark.

11 Nëntor 2022, 13:59 Nga F.M
4 thika në shpatull e 5 në bark, Kokoneshi e shoferi i tij nisen me
Fredi Kokoneshi

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari po sllen në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Ata i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u plagosën me thikë nga Orgest Xhelili, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

 

Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull, ndërsa shoferi i tij është plagosur 5 herë me thikë në bark.

Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasu me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë.

plagoset fredi kokoneshi

Sondazh

Poll