Bota

Forumi i Paqes, Borrell takime të ndara me Kurtin e Vuçiç në Paris

Këtë e ka bërë të ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.

11 Nëntor 2022, 08:16 Nga I.A
Forumi i Paqes, Borrell takime të ndara me Kurtin e Vuçiç
Josep Borrell, Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

FRANCË- Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiç. Këtë e ka bërë të ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.

“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Stano.

 

josep borrell albin kurti alekasandër vuçiç

Sondazh

Poll