Bota

Nuk ka sanksione për opozitën, Krasniqi e Abdixhiku udhëtojnë në SHBA

Mediat serbe kanë qenë të parat që kanë raportuar se Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut i është refuzuar viza.

11 Nëntor 2022, 08:40 Nga I.A
Nuk ka sanksione për opozitën, Krasniqi e Abdixhiku
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Dy liderët e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes  Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, javën e ardhshme do të jenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta Express shkruan se burime brenda PDK-së thonë se Krasniqi javën e ardhshme do të jetë në SHBA. Po ashtu Abdixhiku do të niset në SHBA të dielën, ku gjatë javës së ardhshme do të takohet me senatorë e kongresmenë amerikanë.

Mediat serbe kanë qenë të parat që kanë raportuar se Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut i është refuzuar viza. Por më pas ajo ka reaguar duke thënë se në koordinim me zyrtarët e lartë të ambasadës amerikane vizita e dhjetorit për në SHBA është shtyrë.

 Ambasadori i SHBA e tha hapur tani se nuk është koha që ministrat të udhëtojnë në SHBA sepse në Kosovë ka krizë. Ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe Beograd e deri te sekretari i SHBA-ve, Antony Blinken i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta shtyjë vendimin për targat. Kurti ka vepruar ndryshe, vendosi që vendimi për targat të zbatohet gradualisht, duke filluar nga faza e qortimit, gjobitja, targat e përkohshme dhe nga 21 prilli i vitit 2022 edhe konfiskimi i veturave që nuk i mbajnë targat RKS.

memli krasniqi lumir abdixhiku

Sondazh

Poll