Politike

Debate tek Ekonomia për fashën 800Kw/ Tabaku: Po abuzoni! Bejtja: S’është e vërtetë, është bërë një analizë për konsumet ditore

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se fasha është e panevojshme duke akuzuar qeverinë se po abuzon me krizën duke e quajtur këtë të padrejtë. Duke iu përgjigjur deputetes demokrate Bejtja tha se për vendosjen e kësaj fasha është bërë një analizë e gjatë nga ministria.

11 Nëntor 2022, 12:26 Nga e.k
Debate tek Ekonomia për fashën 800Kw/ Tabaku: Po abuzoni! Bejtja:
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Është shoqërua me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave gjatë kohës që po diskutohej fasha 800 KW dhe i pranishëm ishte zëvëndësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se fasha është e panevojshme duke akuzuar qeverinë se po abuzon me krizën duke e quajtur këtë të padrejtë. Duke iu përgjigjur deputetes demokrate Bejtja tha se për vendosjen e kësaj fasha është bërë një analizë e gjatë nga ministria. Në fund të diskutumeve akti normativ i ministrisë së Infrastrukturës është miratuar vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës.

DISKUTIMET:

Joroda TabakuÇmimi në tregun ndërkombëtar në nivelin e para luftës. Fasha, a është e nevojshme? Konsumi për familjet shqiptare, më i ulët se vendet e tjera të rajonit, nga krahu tjetër çmimi për +800 KWh, është më nga më të lartat.

Ilir BejtjaVendimi është marrë tashmë, ka rezerva te brendshme! Për fashën 800 KW/h, kemi bërë një analizë, se sa janë konsumet ditore për ta krijuar mjedisin e përshtatshëm mesatar për të jetuar. Kemi bërë një listë, mbi konsumet kryesore, gatimi, ngrohja, akomodimi, kufiri është nën 800 këh, por ne e kemi rrumbullakosur. Është 2.7 herë më shumë se në 2013. Me 300 kw asokohe mendohej se një familje mbulonte nevojat kryesore pa ngrohjen, ne me llogarinë tonë bashkë me ngrohjen rezulton diccka mbi 500 këh, ndërsa ne e kemi vendosur 800 këh, që mund të evitohet. Pra ai konsumator që i duhet më shumë, ne mendojmë se ai 1 kwh më shumë duhet ta paguaj pak më shtrenjtë.

Jorida TabakuÇmimi vetëm tre muaj ka qenë më i lartë në bursë dhe këtë e keni paguar nga buxheti shtetit. Keni alokura një fond. Ju po abuzoni, e padrejtë.

Ilir BejtjaNe se marrim në konsideratë si ka qenë, por ne shohim cost recovery, pra sa na del kosto për 1 këh për të mbuluar konsumatorët e mbi 800 kwh. Është përballuar pjesa më e madhe nga buxheti. Pritet të kemi deri në fund të vitit 28 miliard lekë, 256 mln euro. Ne na ndihmojnë reshjet për të mbajtur nën kontroll dhe importin. Nuk është fare e vërtet që çmimi ka qenë I ulët, 346.63 euro për gjithë vitin si mesatare për vitin tjetër 2023. Këto parashikohen çmimet e bursës. S’po shohim gazin, pasi ne nuk e përdorim këtë. Pritshmëritë janë që në  vitin tjetër të futen në lojë fotovoltaikët, të paktën në 6-mujroin e dytë. Kjo do ndryshoj dhe mënyrën se si menaxhohet energjia, pasi ne  kemi pikun e konsumit në mes të ditës…  Kjo është llogari. Masa edukuese. 75 mln euro është efekti ekonomik, 19% e totalit të konsumit. 3.48% janë konsumatorët që përfshihen, ose 39 100 familje.

komisioni i financave ilir bejtja jorida tabaku

Sondazh

Poll