Sport

HISTORIKE! Tre arbitre femra në Kupën e Botës, hera e parë në historinë 92-vjeçare të kompeticionit

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, tri arbitre femra do të jenë në Katar 2022. Stephanie Frappart, ruandezja Salima Mukansanga dhe japonezja Yoshimi Yamashita do të gjykojnë në Kupën e Botës.

11 Nëntor 2022, 12:32 Nga DOSJA

HISTORIKE! Tre arbitre femra në Kupën e Botës, hera e parë

KATAR- Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, tri arbitre femra do të jenë në Katar 2022. Stephanie Frappart, ruandezja Salima Mukansanga dhe japonezja Yoshimi Yamashita do të gjykojnë në Kupën e Botës. Ato janë arbitret e para që drejtojnë një ndeshje të Kupës së Botës në historinë 92-vjeçare të kompeticionit. Tre femra do të jenë si asistente dhe ato janë:  Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA).

Stephanie Frappart ishte femra e parë që drejtoi një ndeshje të Champions League dhe në kualifikueset e Europianit. Mukansanga ishte e para femër që drejtoi një ndeshje të Kupës së Afrikës në fillim të këtij viti, ndërsa Yamashita e Japonisë ishte arbitrja e parë femër që arbitroi një ndeshje të Champions League-s aziatik.

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes stephanie frappart arbitret femra

Sondazh

Poll