Sport

E morën në dorë… magjistarët, Sadio Mané në listën e Senegalit për Kupën e Botës

Senegali ka zyrtarizuar emrat e 26 lojtarëve që do të jenë në Botërorin e Katarit. Pëfaqësuesja afrikane është në Grupin A së bashku me Katarin, Ekuadorin dhe Holandën.

11 Nëntor 2022, 12:25 Nga DOSJA

E morën në dorë… magjistarët, Sadio Mané

SENEGAL- Senegali ka zyrtarizuar emrat e 26 lojtarëve që do të jenë në Botërorin e Katarit. Pëfaqësuesja afrikane është në Grupin A së bashku me Katarin, Ekuadorin dhe Holandën. Mes lojtarëve është edhe emri i Sadio Mané-s, në dyshim shumë të fortë pas dëmtimit që pësoi në kampionat ndaj Ëerder Bremen, por siç konfirmohet nga trajneri Aliou Cissé prezenca e sulmuesit është ende në ekuilibër.

"Mané do t'i nënshtrohet disa testeve këtë javë. Për momentin është në dispozicion të klubit të tij, me shpresë që në ditët në vijim të na bashkohet. Dua që ai të jetë me ne", tha Cissé. Në skuadër janë grumbulluar edhe dy lojtarë që luajnë në Serie A, mbrojtësi i Milanit Fodé Ballo-Touré dhe sulmuesi i Salernitanës Boulaye Dia. Për dy futbollistët është hera e parë që luajnë në një Kupë Bote.

E.Ç (Dosja.al)

senegal mane kupa e botes

Sondazh

Poll