Sport

La Liga i heq emrin Mallorcas, e quan Muriqi

“Pirati” është sulmuesi më i mirë në top 5 ligat e Europës!

11 Nëntor 2022, 06:52 Nga DOSJA

La Liga i heq emrin Mallorcas, e quan Muriqi

SPANJE - Vedat Muriqi ka bërë të gjithë tifozët e Mallorcas të dashurohen me të. Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 8 nga 13 golat e skuadrës  së tij në këtë sezon, si dhe ka dhuruar asistin në një prej tyre.

Për këtë arsye, faqja zyrtare e La Liga-s në “Twitter” ka shpërndarë një postim, ku i heq emrin Mallorca skuadrës dhe e pagëzon ekipin thjesht me emrin… Muriqi.

Statistikat flasin hapur për të. Futbollisti shqiptar ka shënuar në 5 ndeshjet e tij të fundit në kampionat, duke regjistruar kështu ecurinë më të mirë active, sa i përket golashënuesëve në ‘Top-5’ ligat më të forta të Europës.

La Liga i heq emrin Mallorcas, e quan Muriqi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll