Sport

Uruguaji i mbushur me ‘veteranë’! Pas Luis Suarezit dhe Cavanit, në finalet e Kupës së Botës do të jenë edhe të tjerë 35-vjeçarë…

Është zbuluar edhe skuadra e Uruguajit për Kupën e Botës. Të dy sulmuesit e njohur 35-vjeçarë, janë të pranishëm për të luajtur botërorin e katërt të tyre

11 Nëntor 2022, 11:25 Nga DOSJA

Uruguaji i mbushur me ‘veteranë’! Pas Luis Suarezit dhe

URUGUAJI - Përveç Luis Suarez, 35 vjeç, golashënuesi më i mirë i Uruguajit me 68 gola, Edinson Cavani, 35 vjeç, i dyti me 58 gola, mbrojtësit Diego Godin - 36 vjeç dhe Martin Caceres - 35 vjeç, si dhe portieri Fernando Muslera - 36 vjeç, do të jenë në kombëtaren e përzgjedhuar të Uruguajit për Kupën e Botës, sipas listës me 26 lojtarë të bërë publike të enjten në Montevideo.

Të gjithë këta lojtarë do të marrin pjesë në edicionin e tyre të katërt të Botërorëve, që nga viti 2010 në Afrikën e Jugut, ku Uruguaji përfundoi i katërti. Këta veteranë do të udhëheqin futbollistët e rinj: sulmuesin e Liverpoolit, Darwin Nuñez (23 vjeç) dhe mesfushorët Federico Valverde (24 vjeç), Rodrigo Bentancur (25 vjeç) dhe Facundo Pellistri (20 vjeç).

Lista e papritur e kombëtares së Uruaguajit përfshin edhe qendërmbrojtësin e Barçës, Ronald Araujo (23 vjeç), i operuar në fund të shtatorit dhe i cili do të arrijë në Katar pa leje mjekësore nga klubi i tij. Megjithatë, pas një marrëveshjeje mes Federatës Uruguajane dhe klubit katalanas, Araujo do të mbikëqyret nga një anëtar i ekipit mjekësor të Barcelonës, i pranishëm në kampin bazë të ‘çelestëve’ në Doha deri në lëshimin e certifikatës mjekësore.

Edinson Cavani (Valencia) gjithashtu i dëmtuar (kyçin e këmbës), ka nisur një garë me kohën për të qenë në dispozicion për ndeshjen e parë të kombëtares së tij më 24 nëntor kundër Koresë së Jugut (14:00). Ja dhe lista e lojtarëve të Uruguajit të përzgjedhur për Botërorin e Katarit:

Portierë: Sergio Rochet (Nacional, URU), Fernando Muslera (Galatasaray, TUR), Sebastian Sosa (Independiente, ARG)
Mbrojtës: José Luis Rodriguez (Nacional, URU), Guillermo Varela (Flamengo, BRE), Ronald Araujo (FC, Barcelona, ESP), José María Giménez (Atlético Madrid, ESP), Sebastian Coates (Sporting Lisbonë, POR), Diego Godin (Vélez Sarsfield, ARG), Martin Caceres (Los Angeles Galaxy, SHBA), Matias Viña (AS Roma, ITA), Mathias Olivera (Napoli, ITA)
Mesfushorët: Matias Vecino (Lazio Romë, ITA), Rodrigo Bentancur (Tottenham, ENG), Federico Valverde (Real Madrid, ESP), Lucas Torreira (Galatasaray, TUR), Manuel Ugarte (Sporting Lisbonë, POR), Facundo Pellistri (Manchester United, ENG ), Nicolas De la Cruz (River Plate, ARG), Giorgian de Arrascaeta (Flamengo, BRE), Agustin Canobbio (Athletico Paranaense, BRE), Facundo Torres (Orlando City, SHBA)
Sulmues: Darwin Nunez (Liverpool, ANG), Luis Suarez (Nacional/URU), Edinson Cavani (Valencia, ESP), Maximiliano Gomez (Trabzonspor, TUR).

Uruguaji i mbushur me ‘veteranë’! Pas Luis Suarezit dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll