Sport

Edhe pse i dëmtuar, Sadio Mané do të jetë me Senegalin në Botërorin e Katarit...

Sulmuesi senegalez i Bayern Munichut, i dëmtuar në fibul, do të jetë i pranishëm në Botërorin e diskutueshëm të Katarit.

11 Nëntor 2022, 12:23 Nga DOSJA

Edhe pse i dëmtuar, Sadio Mané do të jetë me Senegalin

SENEGAL - Sadio Mane, i zëvendësuar për shkak të një dëmtimi gjatë fitores së madhe të Bayern Munich kundër Werder Bremenit (6-1) të martën në Bundesligë, sulmuesi senegalez u mendua se do të humbiste finalet e Botërorit ‘Katar 2022’.

Por, që atëherë, në radhët e ‘Luanëve të Terangës’ është kthyer optimizmi. Ekzaminimet shtesë mjekësore, shprehen se Mane mundet të jetë në Katar (20 nëntor-18 dhjetor). Ylli 30-vjeçar, i dyti në “Topin e Artë” të fundit dhe fitues i CAN-it në janar, do të jetë në kombëtaren e Senegalit, që do të përballet në grupin A me Katarin, Ekuadorin dhe Holandën.

Ja dhe lista e Senegalit, që do të marrë pjesë në Kupën e Botës 'Katar 2022’:

Portierë: Seny Dieng (Queens Park Rangers), Alfred Gomis (Rennes), Edouard Mendy (Chelsea).

Mbrojtës: Pape Abou Cissé (Olympiakos), Abdou Diallo (Leipzig), Ismail Jakobs (Monaco), Kalidou Koulibaly (Chelsea), Formose Mendy (Amiens), Youssouf Sabaly (Betis Sevilla), Fodé Ballo Touré (AC Milan).

Mesfushorë: Pathé Ciss (Rayo Vallecano), Krépin Diatta (Monaco), Gana Gueye (Everton), Pape Gueye (Marseille), Cheikhou Kouyaté (Nottingham Forest), Mamadou Loum (Reading FC), Nampalys Mendy (Leicester City), Moustaphame (Paphos FC), Papa Matar Sarr (Tottenham).

Sulmues: Boulaye Dia (Salernitana), Bamba Dieng (Marseille), Nicolas Jackson (Villarreal CF), Sadio Mané (Liverpool), Iliman Ndiaye (Sheffield United), Ismaila Sarr (Watford FC), Famara Diedhiou (Alanyaspor)

Edhe pse i dëmtuar, Sadio Mané do të jetë me Senegalin

B. T (Dosja.al)

Sondazh

Poll