Sport

Basketboll/ "KOSOVA ËSHTË SERBI!" Baner provokues në Athinë, ja çfarë ndodhi në Olympiacos-Partizan Beograd

Elemente nacionaliste janë shfaqur në ndeshjen e basketbollit mes ekipit grek Olympiacos dhe Partizanit të Beogradit.

10 Nëntor 2022, 23:23 Nga DOSJA

Basketboll/ "KOSOVA ËSHTË SERBI!" Baner provokues në

GREQI- Elemente nacionaliste janë shfaqur në ndeshjen e basketbollit mes ekipit grek Olympiacos dhe Partizanit të Beogradit. Kjo përballje ishte e vlefshme për Euroligën e basketbollit, teksa grekët triumfuan në Athinë me rezultatin 87-58.

Ekipi serb nuk kishte në dispozicion lojtarë shumë të rëndësishëm, të cilët do t'i mungojnë shumë trajnerit më trofetar në Europë, Zeljko Obradovic. Mirëpo, në fillim të lojës, tifozët e klubit më të njohur në Greqi mbanin një pankartë bardh e kuq, ku shkruhej në anglisht: "Kosova është Serbi"!

Kjo nuk është hera e parë që në ndeshjet sportive shfaqen banera nacionalistë për të përçuar mesazhe kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës.

E.Ç (Dosja.al)

partizan beograd basketboll kosova baneri

Sondazh

Poll