Sport

Një 17 vjeçar bën Lazion të ëndërrojë! Tares i ka kushtuar 200 mijë euro, goli i tij ndaj Monza-s i jep vendin e dytë

Lazio nuk gabon dhe synon lart në klasifikim. Në përballjen e javës së 14-të të Serie A, skuadra e Sarrit mposht Monzën 1-0 dhe shkon në vendin e dytë në kuotën e 30 pikëve së bashku me Milanin.

10 Nëntor 2022, 22:52 Nga DOSJA

Një 17 vjeçar bën Lazion të ëndërrojë!

ITALI- Lazio nuk gabon dhe synon lart në klasifikim. Në përballjen e javës së 14-të të Serie A, skuadra e Sarrit mposht Monzën 1-0 dhe shkon në vendin e dytë në kuotën e 30 pikëve së bashku me Milanin.

Në Olimpico miqtë do të shënonin me Petagna-n në minutën 13', por VAR i anulon golin për shkak se sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë Romero (69') mendon për golin e vetëm që vendos ndeshjen.

E.Ç (Dosja.al)

lazio romero monza

Sondazh

Poll