Bota

Këshilltari Special amerikan flet me Vuçiçin: Ndamë zhgënjimin që Kosova s'e zgjati afatin për targa

Derek Chollet tha se me presidentin serb ka ndarë zhgënjimin amerikan lidhur me vendimin e Kosovës.

10 Nëntor 2022, 22:45 Nga k.m.
Këshilltari Special amerikan flet me Vuçiçin: Ndamë
Derek Chollet

PRISHTINË- Këshilltari special amerikan, Derek Chollet ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin ka diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Chollet tha se me presidentin serb ka ndarë zhgënjimin amerikan lidhur me vendimin e Kosovës.

“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë,”- thuhet në njoftimin e Chollet.

derek chollet

Sondazh

Poll