Bota

Qipro: Nuk e ndryshojmë qëndrimin tim për Kosovën

I pyetur nëse Qiproja është nën presion për të ndryshuar qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës, ambasadori u shpreh se një gjë e tillë ishte normale e se nuk do ta quante presion. 

10 Nëntor 2022, 22:39 Nga k.m.
Qipro: Nuk e ndryshojmë qëndrimin tim për Kosovën
Qipro

NICOSIA- Qipro nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk po e konsideron ndryshimin e vendimit. Kështu u shpreh ambasadori qipriot në Serbi, Dimitrios Theophylaktos, dhe theksoi se është e qartë se Prishtina nuk po i respekton detyrimet e saj dhe duhet të fillojë të përmbushë kërkesat e Brukselit.

“Pozicioni i Qipros, si dhe i disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian është i njohur. Edhe ne jemi viktima të agresionit dhe pushtimit, kemi një situatë të ngjashme në Qipro. Për sa kohë që Rezoluta 1244 e OKB-së është e vlefshme, ne e konsiderojmë shpalljen e njëanshme të pavarësisë si të paligjshme dhe në kundërshtim me ligjin,”- tha ambasadori Theophylakto në një intervistë për Tanjug.

Ai rikujton se Qipro nuk është i vetmi vend i BE-së që nuk e njeh Kosovën, prandaj beson se ky qëndrim parimor, i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara, do të njihet dhe respektohet. I pyetur nëse Qiproja është nën presion për të ndryshuar qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës, ambasadori u shpreh se një gjë e tillë ishte normale e se nuk do ta quante presion. 

“Ne nuk pranuam pushtimin e një pjese të territorit tonë për 40 vjet, kështu që nuk mund të pranojmë as shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Për vendet e vogla, si Serbia dhe Qiproja, e vetmja "armë" është t'i referohen ligjit ndërkombëtar,"-shtoi ai. 

Po ashtu, ai shtoi se beson se as partnerët në BE, të cilët nuk e njohin Kosovën, nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre.

qipro

Sondazh

Poll