Art&Argëtim

Madonna nuk njeh më limite/ Poston foton duke pirë ujë nga tasi i qenit, fansat shqetësohen për shëndetin e saj mendor

Në disa nga fotot, 64-vjeçarja ka pozuar së bashku me një motoçikletë dhe një qilar ushqimesh. 

11 Nëntor 2022, 10:10 Nga a.l
Madonna nuk njeh më limite/ Poston foton duke pirë ujë nga tasi i
madonna

Ylli ndërkombëtar Madonna nuk njeh më limite. Ajo ka tronditur edhe njëherë fansat e saj me postimet më të fundit në rrjetin social Instgram teksa shfaqet duke pirë ujë nga tasi i qenit. 

Këngëtarja e Vogue publikoi një album fotosh ku shfaqej e veshur me një pulovër ngjyrë jeshile neoni të kombinuar me pantallona të shkurtra të ngushta dhe çizme deri tek kofshët.

Në disa nga fotot, 64-vjeçarja ka pozuar së bashku me një motoçikletë dhe një qilar ushqimesh. Megjithatë, gjërat morën një kthesë të çuditshme kur ajo filloi të pozonte me një shishe shihe salcë djegëse dhe mustardë, shkruan news.com.au

Madonna nuk njeh më limite/ Poston foton duke pirë ujë nga tasi i
Madonna

 

Madonna

Po bëhet gjithnjë e më e turpshme. Nuk është më e lehtë të jesh fansi yt. Ti ishe një ikonë për fat të keq tani pa stil”, thuhet në një koment popullor.

"Çfarë është kjo? Është shumë e trishtueshme të shoh se po shkatërron stilin ikonik të Madonna-s! Më vjen keq që kam qenë fanse e juaja që kur isha fëmijë.. dhe thjesht nuk mund ta pranoj këtë stil të plehrave.. pa klas.. pa elegancë që keni krijuar për veten tuaj! komentoi një përdorues tjetër", shkruan një tjetër fans. 

"Kjo nuk ka asnjë kuptim.. nuk ka thellësi.. ky nuk është art.. ky po shkatërron Madonën ikonike që ke krijuar!", shkruan fansi. 

Videoja e fundit e këngëtares së "Hung Up", në Instagram vjen pas një sërë postimesh në rrjetet sociale që fansat i kanë gjetur "shqetësuese"./ Dosja.al 

madonna

Sondazh

Poll