Art&Argëtim

PLAS SHERRI/ 50 Cent kundër Madonnës: Gjyshja po vepron 'si e virgjër' në moshën 64 vjeçare

Reperi ka komentuar postimet që Madonna bën në rrjetet sociale.

10 Nëntor 2022, 18:22 Nga A.B
PLAS SHERRI/ 50 Cent kundër Madonnës: Gjyshja po vepron 'si e
Madonna dhe 50 cent

SHBA- Madonna po përballet me “zemërimin” e reperit të njohur 50 Cent, pas postimeve të saj, të cilat janë komentuar në mënyra të ndryshme. Këngëtarja 64-vjeçare nuk ka reshtur së postuari foto dhe video provokuese. Ajo nuk heziton të kërcejë në mënyrë sensuale me të brendshme, të pozojë para kamerës dhe të bëjë shprehje e gjeste të ndryshme, duke shkaktuar shumë pikëpyetje tek ndjekësit e saj.

Reagimi i 50 Cent ndaj Madonnës erdhi pas një videoje që këngëtarja e postoi në TikTok, ku e shfaqi atë duke shikuar në kamerë dhe duke sinkronizuar tekstet e këngës 'Vent' të reperes Baby Keem. Në atë video ajo ishte e veshur me një bluzë të zezë të tejdukshme që theksonte bustin e saj dhe një korse dantelle, ndërsa ishte zbukuruar me gjerdan verbues të stolisur dhe byzylykë ari.

50 Cent shprehu mendimin e tij duke thënë: Madona duke përdorur muzikën rap për të ndikuar në audiencën e saj në TikTok, ajo është patetike dhe me të vërtetë më shqetëson shpirtin.

Ai vazhdoi duke shprehur mendimet e tij në mbishkrimin e postimit: “I thashë të gjithëve se gjyshja po bën budallallëqe, si e virgjër në moshën 64 -vjeçare.

Miqtë online të reperit të njohur, e mbështetën duke dënuar qëndrimin që Madonna po mban së fundmi.

50 cent madona

Sondazh

Poll