Art&Argëtim

FT+VD/Befason Jason Momoa, zhvishet pothuajse lakuriq në një intervistë me Jimmy Kimmel

Videoja e tij duke peshkuar pothuajse lakuriq nga ajo ditë u bë virale në internet dhe Momoa vendosi ta rikrijojë atë në një mënyrë befasuese.

10 Nëntor 2022, 20:43 Nga d.a.
FT+VD/Befason Jason Momoa, zhvishet pothuajse lakuriq në një
Momoa

SHBA- Aktori Jason Momoa ka një sens humori dhe këtë e dëshmoi pasi u tall me “aksidentin” që pati pak ditë më parë kur era i hoqi veshjen dhe i ekspozoi të pasmet.

Videoja e tij duke peshkuar pothuajse lakuriq nga ajo ditë u bë virale në internet dhe Momoa vendosi ta rikrijojë atë në një mënyrë befasuese.

Aktori i Acquaman ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel dhe ndërsa dy burrat po flisnin, Momoa ndërpreu intervistën, u ngrit në këmbë dhe filloi të hiqte rrobat.




Rezultati ishte se ai mbeti pothuajse i zhveshur, duke patur vetëm të njëjtat rroba që kishte në ditën e peshkimit, me të pasmet e zbuluara. Prezantuesit iu deshën disa sekonda për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë shpërtheu në të qeshura.

jason momoa jimmy kimmel

Sondazh

Poll