Art&Argëtim

Michelle Obama tregon për problemet me menopauzën: Po shtoj në peshë

Michelle Obama pranoi se nuk e kaloi lehtë menopauzën dhe shtoi se e kishte të vështirë të përballej me disa nga këto simptoma.

10 Nëntor 2022, 18:49 Nga k.m.
Michelle Obama tregon për problemet me menopauzën: Po shtoj në
Michelle Obama

SHBA- Michelle Obama, 58 vjeç, ka folur sinqerisht për luftën e saj me menopauzën, duke treguar se ajo ka vuajtur menopauza. Ish-Zonja e Parë në një intervistë për revistën "People" teksa diskutonte për librin e saj të ardhshëm, "The Light we Carry", i cili do të publikohet më 15 nëntor, ajo foli për realitetet e ashpra që vijnë me plakjen.

Ajo pranoi se nuk e kaloi lehtë menopauzën dhe shtoi se e kishte të vështirë të përballej me disa nga këto simptoma. Në mënyrë të veçantë, ajo tha se nisi të shtonte në peshë dhe kishte probleme të tjera.

"Për disa është menopauzë, për disa të tjerë është plakje. E kuptoj se nuk mund ta shtyj veten aq fort sa dikur. Kjo nuk funksionon për mua. Se kur dëmtoj një muskul, koha e rikuperimit nuk është e njëjtë. Nëse mund të eci dhe të lëviz, nuk kam pse të vrapoj. Nuk kam pse t'i mund të gjithë. Më është dashur të ndryshoj mënyrën se si e shoh veten,"-tha ajo.

Michelle dëshiron të frymëzojë gratë e tjera që të ndihen rehat duke folur për përvojat e tyre të menopauzës. Po ashtu, ajo tha se ka disa gjëra pozitive që vijnë me rritjen e moshës – si psh. të shohë rritjen e vajzave të saj, Malia dhe Sasha Obama./DailyMail

michelle obama

Sondazh

Poll