Art&Argëtim

Ç'ka Bella Hadid? Të gjithë shqetësohen për shëndetin e saj – modelja nxjerr FOTO nga spitali me fasho dhe të nxira

Fotot tregojnë këmbët e saj të mavijosura dhe shpinën e drejtuar nga kamera, ndërsa gjithë kurrizin e ka mbuluar me fasho.

10 Nëntor 2022, 21:10 Nga k.m.
Ç'ka Bella Hadid? Të gjithë shqetësohen për
Bella Hadid

SHBA- Bella Hadid ka shkaktuar shqetësim me fotot që ka publikuar në rrjetet sociale. Modelja 26-vjeçare ka postuar një seri fotosh në një story në llogarinë e saj personale në Instagram, nga brenda një dhome spitali. Fotot tregojnë këmbët e saj të mavijosura dhe shpinën e drejtuar nga kamera, ndërsa gjithë kurrizin e ka mbuluar me fasho.

Ç'ka Bella Hadid? Të gjithë shqetësohen për

Në një foto të tretë, Bella Hadid i tregon publikut një shiringë plot gjak. Por deri më tani nuk dihet pse modelja ndodhej në spital. Ndjekësit e saj spekulojnë se modelja ose është duke marrë ndonjë lloj trajtimi, ose po përballet me ndonjë problem me shëndetin e saj.

Ç'ka Bella Hadid? Të gjithë shqetësohen për

Dalja e saj e fundit publike ishte të shtunën në Santa Monica. Përfaqësues të mediave të huaja e kanë kontaktuar për një deklaratë, por ajo deri më tani ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Ç'ka Bella Hadid? Të gjithë shqetësohen për

Në të kaluarën, Bella Hadid ka folur për problemet shëndetësore me të cilat po përballet pasi vuan nga sëmundja Lyme, që është një infeksion bakterial i shkaktuar nga pickimi i rriqrës së infektuar dhe trajtohet me antibiotikë. Deri më tani nuk është konfirmuar nëse shtrimi i saj në spital ka lidhje me sëmundjen.

bella hadid

Sondazh

Poll