Art&Argëtim

Shprehu dëshirën për të luajtur një film për të, Britney Spears reagon menjëherë ndaj aktores së njohur

Spears prej kohësh tashmë është shkëputur nga muzika por gjithsesi ajo reagoi në Instagram ku duket se nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e aktores. Këngëtarja thotë se nuk është normale të bëhet një film për të pasi ajo nuk ka vdekur. 

10 Nëntor 2022, 16:34 Nga e.k
Shprehu dëshirën për të luajtur një film për
Millie Bobby Broën dhe Britney Spears

SHBA- Aktorja e njohur e serialit “Stranger Things”, Millie Bobby Brown së fundmi ka shprehur dëshirën se do të donte të luante në një film që flet për këngëtaren Britney Spears . Ajo shpjegoi se sheh disa ngjashmëri mes karrierës së saj dhe asaj të Spears, pasi të dyja filluan karrierën kur ishin vetëm 9-vjeçe. 

“Unë dua të luaj një person real dhe mendoj për Britney Spears. Unë mendoj se historia e saj ngjason me timen. Thjesht duke u rritur, duke parë videot e saj, duke parë intervista të saj kur ishte më e re. Kur shikoj fotot e saj ndihem sikur mund ta tregoja historinë e saj në mënyrën e duhur", tha ajo.

Spears prej kohësh tashmë është shkëputur nga muzika por gjithsesi ajo reagoi në Instagram ku duket se nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e aktores. Këngëtarja thotë se nuk është normale të bëhet një film për të pasi ajo nuk ka vdekur. 

"Lajm i mirë! Ende marr frymë. Është qesharake që njerëzit që më dhanë jetën, saktësisht 2 persona, janë ata që ma morën, por gjejeni çfarë! Unë jam gjallë dhe po marr frymë! E di që kam postuar shumë në Instagram, megjithatë është shumë argëtuese. Tani që po marr frymë, kam kohë, është kaq ndryshe! Dëgjoj për njerëz që duan të bëjnë filma për jetën time…nuk kam vdekur! Edhe pse është e qartë që më duan të vdekur. Mendoj se familja ime do të kyçë dyert tani! Gjithsesi, thjesht doja t’ju përshëndesja dhe të ndaja me ju këto dyer fantastike. Kam postuar shumë këtë javë…ndihem e turpëruar. E kuptoj…mirë pra, ditë të mbarë", shkroi ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Channel 8 (@britneyspears)

millie bobby brown britney spears

Sondazh

Poll