Politike

Kryemadhi: Pse s'shikoni mëkatet e Edi Ramës? Sa shqiptarë ka vrarë ai në vaskat e Vlorës...

Monika Kryemadhi tha se Rama është përgjegjës për viktimat e shkaktuar nga bota e krimit.  

10 Nëntor 2022, 21:50 Nga k.m.
Kryemadhi: Pse s'shikoni mëkatet e Edi Ramës? Sa shqiptarë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë disa akuza për kryeministrin Edi Rama. E ftuar në emisionin "Now në Euronews", Monika Kryemadhi tha se Rama është përgjegjës për viktimat e shkaktuar nga bota e krimit.  

"Po të shikosh mëkatet e Edi Ramës, janë sa mëkatet e gjithë tranzicionit, ti fusësh edhe komunizimin brenda. Sa shqiptarë ka vrarë Edi Rama në vaskat e Vlorës që nuk i gjendet më trupi, e sa pengje janë Venezuelë e Kolumbi. Se nuk bën njeri këto llogari. Janë djem nënash, e nuk e hap gojën njeri të flasin,"-tha Kryemadhi.

monika kryemadhi edi rama

Sondazh

Poll