Politike

Protesta e opozitës, Rama: Keqardhje për ata që tërhiqen nga hunda, lidhjet e PD me likuiditetet ruse s'janë ndërprerë

Rama tha se i vjen keq për këdo që do merren me zor për të qënë pjesë e protestës.

10 Nëntor 2022, 21:32 Nga A.B
Protesta e opozitës, Rama: Keqardhje për ata që tërhiqen nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndjen keqardhje për personat që do i bashkohen protestës së 12 nëntorit. I pyetur nga gazetarët për protestën e opozitës, Rama tha se i vjen keq për këdo që do merren me zor për të qënë pjesë. Ndër të tjera, ai shtoi se lidhjet me likuiditetet ruse në PD nuk janë ndërprerë.

'Nuk kemi asnjë minute për të humbur me protestën e thirrur prej tyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për protesta të kësaj natyre. Koha do tregojë që lidhjet e tyre me likuiditetet ruse janë s'janë ndërprerë. Keqardhje e madhe për ata që i shkojnë nga mbrapa. Thjesht do tërhiqen nga hunde, ndërrojnë emrin, pamjen por janë po ata që nga 1990.'- tha Rama.

edi rama kryesia e ps 10 nentor 2022

Sondazh

Poll