Art&Argëtim

A e kishit vënë re? Flori Mumajesi zbulon në hitin e tij zërin e Eneda Tarifës

Kënga "Playback" që u performua nga kantautori i mirënjohur Flori Mumajesi në festivalin "Kënga Magjike" 2010 ka qenë një nga trendet e atyre viteve.

10 Nëntor 2022, 08:53 Nga a.l
A e kishit vënë re? Flori Mumajesi zbulon në hitin e tij
foto ilustruese

"Playback" ka qenë padiksutim një nga hitet e këngëtarit dhe kantautoritFlori Mumajesi i cili së fundmi është në qendër të lajmeve rozë pas videomesazheve të publikuara në Instagram ku shprehej se "muzika e tij ka vdekur". 

Ndonëse askush nuk e kishte vënë re, këngëtari ka zbuluar se zëri i dytë i "Playback" ka qenë i kolegës së tij Eneda Tarifa. Flori ka ndarë një video nga performanca e tij duke shkruar se atëherë nuk ishte një ide e mirë të konkurroje me një këngë të tillë, ndërsa ka shtuar se kënga e tij nuk do të ishte e plotë pa zërin e Tarifës. 

Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa”, shkruan Mumajesi.

A e kishit vënë re? Flori Mumajesi zbulon në hitin e tij
postimi ne instastory i Flori Mumajesi

Këngëtarja e ka pritur më së miri komentin e bërë nga Mumajesi teksa shkruan:  “Prit njëherë se nuk e dimë kush është bisha këtu…Nuk mund të mos frymëzohesh nga ty..Mua zëri më ka buruar në çdo gjë që kemi prodhuar bashkë…Nuk ka dy në muzikë si ty Flor! Je dashni…”, ka shkruar Eneda teksa ka rishpërndarë postimin e kantautorit.

A e kishit vënë re? Flori Mumajesi zbulon në hitin e tij
postimi ne instastory e Eneda Tarifes

Kënga "Playback" që u performua nga kantautori i mirënjohur Flori Mumajesi në festivalin "Kënga Magjike" 2010 ka qenë një nga trendet e atyre viteve./ Dosja.al

flori mumajesi eneda tarifa

Sondazh

Poll