Bota

Lajm i mirë nga OBSH: 2/3 e popullsisë së botës mund të ketë antitrupa nga koronavirusi

Nivelet e antitrupave kundër Covid-19 në mbarë botën janë ndoshta më të larta se sa ishte vlerësuar më parë, thonë shkencëtarët.

10 Nëntor 2022, 21:04 Nga k.m.
Lajm i mirë nga OBSH: 2/3 e popullsisë së botës mund të
Foto ilustruese

GJENEVË- Nivelet e antitrupave kundër Covid-19 në mbarë botën janë ndoshta më të larta se sa ishte vlerësuar më parë, pasi deri në 2/3 e popullsisë së botës tani mund të kenë antitrupa kundër koronavirusit, pasi ose janë vaksinuar, ose janë infektuar nga virusi.

Studiuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe platformës së serombikëqyrjes SeroTracker, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën mjekësore "PLoS Medicine", vlerësojnë se prania e antitrupave kundër koronavirusit u rrit nga 7.7% e matur në qershor 2020 në 59.2 %, shumë që u konstatua në shtator 2021. Ndaj, sipas mediave të huaja, sot pritet të jetë rritur më tej, ndoshta në 2/3 e njerëzimit.

Llogaritja nuk është e lehtë, pasi një përqindje e madhe e infeksioneve Covid-19 janë asimptomatike. Prandaj, është e vështirë të vlerësohet me saktësi përqindja e vërtetë në popullatën globale. 

obsh

Sondazh

Poll