Bota

Vazhdojnë trazirat në Pakistan/ Partia e ish-kryeministrit Imran Khan rifillon marshimin drejt kryeqytetit

Sipas lajmeve të mediave kombëtare, në mungesë të Khan, i cili u plagos nga të shtënat, marshimi do të drejtohet nga nënkryetari i PTI-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Shah Mahmoud Qureshi.

10 Nëntor 2022, 19:29 Nga k.m.

 

Vazhdojnë trazirat në Pakistan/ Partia e ish-kryeministrit Imran Khan
Protesta në Pakistan

 

ISLAMABAD- Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është zotuar të vazhdojë luftën e tij për "lirinë e vërtetë" deri në frymën e tij të fundit, kështu tha para mijëra mbështetësve të tij që iu bashkuan një "marshimi të gjatë" drejt kryeqytetit Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Sipas lajmeve të mediave kombëtare, në mungesë të Khan, i cili u plagos nga të shtënat, marshimi do të drejtohet nga nënkryetari i PTI-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Shah Mahmoud Qureshi.

Khan do t'i bashkohet marshimit kur PTI të arrijë në Rawalpindi.

Khan përmes një videoje të regjistruar tha për mbështësit e tij se: Sido që të ndodhë, ky marshim do të bëhet. Unë nuk po luftoj për veten time, por për ligjin dhe drejtësinë në këtë vend. Për këtë arsye, të gjitha forcat janë bashkuar kundër meje. Unë do të vazhdoj këtë luftë sa të jem gjallë dhe nuk do të bëj asnjë hap prapa.

Qindra mbështetës të PTI-së bllokuan gjithashtu rrugët në qytetet Lahore dhe Rawalpindi dhe autostradën që lidh qytetin Lahore dhe Islamabadin, protestuesit e PTI-së po protestojnë prej 4 ditësh. Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rana Sanaullah akuzoi administratat e provincave në Punjab dhe Khyber Pakhtunkhwa për ofrimin e ndihmës për protestuesit që bllokuan rrugët.

Marshimi është pjesë e përpjekjeve të Khan për të nxitur mbështetjen kundër largimit të tij nga detyra në një mocion mosbesimi në prill. Ai ka pretenduar se partitë e atëhershme opozitare të Pakistanit u pajtuan me Shtetet e Bashkuara për ta rrëzuar atë nga pushteti. Që atëherë, ai ka mbajtur mitingje publike për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat nuk do të zhvillohen deri në fund të vitit 2023. Por në marshimin e fundit ndaj tij u zhvillua një atentat, që e la të plagosur në këmbë.

 

pakistan

Sondazh

Poll

Bota 10 Nëntor 2022, 19:02 A.B

Si i përgjon Europa qytetarët?

Telefon Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëher...