Bota

Diplomati ukrainas kundër vënies në skenë të një opere ruse në Scala të Milanos

Andrii Kartis, i cili drejton konsullatën ukrainase në Milano, tha se shfaqje të tilla nuk duhet të përdoren për të mbështetur "elementë të mundshëm të propagandës".

10 Nëntor 2022, 20:08 Nga d.a.
Diplomati ukrainas kundër vënies në skenë të një
La scala

ITALI- Një diplomat ukrainas i ka shkruar kreut të 'La Scala' të Milanos dhe liderëve politikë lokalë për të protestuar ndaj planeve për të vënë në skenë operën ruse "Boris Godunov" në dhjetor.

Andrii Kartis, i cili drejton konsullatën ukrainase në Milano, tha se shfaqje të tilla nuk duhet të përdoren për të mbështetur "elementë të mundshëm të propagandës".

Vepra u kompozua nga Modest Mussorgsky në shekullin e 19-të. Artistët rusë të operës, baritoni Ildar Abdrazakov dhe sopranoja Anna Denisova, kanë rolet kryesore në këtë prodhim, i cili hap sezonin e ri në La Scala të Milanos në fillim të dhjetorit. Shfaqja në fjalë është një nga më të rëndësishmet në kalendarin kulturor të Italisë.

Curtis akuzoi Rusinë për "përdorimin e kulturës për të forcuar pretendimet e saj për madhështi dhe fuqi" pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Disa shoqata që përfaqësojnë ukrainasit që jetojnë në Itali kanë protestuar gjithashtu ndaj zgjedhjes së veprës klasike të Mussorgsky gjatë kësaj periudhe. Ata kanë kërkuar që të vihet në skenë një operë tjetër dhe të mos vihet asnjë pjesë ruse derisa të përfundojë lufta.

Drejtori artistik i teatrit, Dominique Meyer, theksoi se kur prezantoi programin në qershor nuk kishte plane për një bojkot kulturor të Rusisë.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga La Scala sot. Një burim me njohuri për këtë çështje tha se ishte tepër vonë për të ndryshuar planet për natën e hapjes, me setet tashmë të vendosura.

la scala lufta ukraine-rusi andrii kartis

Sondazh

Poll

Bota 10 Nëntor 2022, 19:02 A.B

Si i përgjon Europa qytetarët?

Telefon Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëher...