Bota

Spanja përforcon ushtrinë ukrainase me dy sisteme të tjera kundërajrore HAWK

Përveç dy sistemeve anti-ajrore HAWK të prodhuara në SHBA, Spanja do t'i dorëzojë Ukrainës gjashtë armë vetëlëvizëse.

10 Nëntor 2022, 19:57 Nga d.a.
Spanja përforcon ushtrinë ukrainase me dy sisteme të tjera
Arme

SPANJË- Spanja do të forcojë forcat e armatosura të Ukrainës me dy sisteme të tjera kundërajrore HAWK, pasi dorëzoi katër javën e kaluar, për ta ndihmuar atë të zmbrapsë sulmet ruse dhe të mbrojë infrastrukturën e vendit.

“Mund t'ju them se do të dërgohen edhe dy sisteme kundërajrore HAWK. Ne po i përgjigjemi një kërkese shumë specifike nga NATO dhe Ukraina”, u tha gazetarëve ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles.

Përveç dy sistemeve anti-ajrore HAWK të prodhuara në SHBA, Spanja do t'i dorëzojë Ukrainës gjashtë armë vetëlëvizëse.

Muajin e kaluar, qeveria e Ukrainës u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s për përforcime të mëtejshme për të kundërshtuar sulmet ruse me raketa dhe dron , të cilat kanë vrarë civilë dhe kanë shkatërruar infrastrukturën jetike si termocentralet dhe objektet e rrjetit të ujit.

Sulmet u panë si hakmarrje e Moskës për shpërthimin në një urë në Krime, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi si një "sulm terrorist".

lufta ukraine-rusi margarita robles

Sondazh

Poll

Bota 10 Nëntor 2022, 19:02 A.B

Si i përgjon Europa qytetarët?

Telefon Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëher...