Bota

Thriller me dy fluturime të Emirates në Greqi, CIA informon për një "të dyshuar"...avioni kthehet në pistë

Pas informacionit nga CIA se një pasagjer i dyshimtë, i nënshtetësisë arabe ishte në bordin e avionit u kërkua ulja e avionit në pistë. 

10 Nëntor 2022, 19:46 Nga k.m.
Thriller me dy fluturime të Emirates në Greqi, CIA informon për
Foto ilustruese

ATHINË- Thriller me fluturimin e një avioni të Emirates nga "Eleftherios Venizelos" për në Dubai, shkaktoi trazira në aeroportin grek. Pas informacionit nga CIA se një pasagjer i dyshimtë, i nënshtetësisë arabe ishte në bordin e avionit u kërkua ulja e avionit në pistë. 

Pasagjerët hipën në avion si zakonisht, dyert u mbyllën dhe avioni u ngjit në pistë. Megjithatë, përpara se të përfundonte procesi, kapiteni njoftoi pasagjerët se duhej të kthehej për shkak të një problemi teknik. Kur avioni arriti përsëri në zonën e parkimit, pasagjerëve iu kërkua të zbrisnin, duke marrë me vete të gjitha bagazhet e tyre.

Pasagjerët iu nënshtruan një kontrolli të plotë të policisë (madje u desh të hiqnin këpucët) në prani të dhjetëra oficerëve të veshur me rroba civile. Nuk dijet se çfarë ka ndodhur ende dhe as se kush po kërkohet./Protothema

greqi cia

Sondazh

Poll

Bota 10 Nëntor 2022, 19:02 A.B

Si i përgjon Europa qytetarët?

Telefon Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëher...