Bota

Kurti pas takimit me Macron: Propozimi franko-gjerman është bazë e mirë për një marrëveshje

Në një postim në Facebook, Kurti ka njoftuar se bashkë me Osmanin, gjatë takimit me Macron kanë theksuar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutimet e mëtejshme.

10 Nëntor 2022, 19:45 Nga d.a.
Kurti pas takimit me Macron: Propozimi franko-gjerman është bazë
Macron dhe Kurti

FRANCË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit të zhvilluar në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin diskutuan për mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka njoftuar se bashkë me Osmanin, gjatë takimit me Macron kanë theksuar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutimet e mëtejshme.

Postimi i plotë:

Në Pallatin Élysee u pritëm nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron. Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme. Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

emmanuel macron albin kurti vjosa osmani dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 10 Nëntor 2022, 19:02 A.B

Si i përgjon Europa qytetarët?

Telefon Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëher...